English

PS, Blushi vizitë në çdo shtëpi në fshatin Vashtmi, në Korçë: Të largojmë Berishën

Korçë, 27 maj NOA - Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ben Blushi, është takuar sot me banorët e fshatit Vashtmi, në kuadër të prezantimit të Programit të Ri Qeverisës.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, ka dëgjuar hallet dhe shqetësimet e njerëzve në këtë zonë të harruar nga ana e qeverisë, ku nuk ka asnjë lloj mbështetje për fermerët dhe bujqit.

Sipas Blushit, kryeministri Berisha, gjatë mandatit 4 vjeçar, u kujdes më shumë për pasurimin e familjes së tij, se sa për fshatrat dhe në veçanti ato në qarkun e Korçës. Blushi ka zhvilluar takime në çdo shtëpi në këtë fshat, duke hyrë në çdo shtëpi ai u ka kërkuar banorëve të Vashtmisë që të bëhen pjesë e ndryshimit më 28 qershor, ta largojnë me votën e tyre qeverinë e drejtuar nga Berisha.

"Kur fshati është i varfër edhe qyteti vuan, ti ja shet më shtrenjtë, ai e blen më shtrenjtë edhe harxhon më shumë lekë, kështu që ne do e fillojmë nga fshati" tha Blushi.

Sipas Blushit, me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, do të ketë një ministri të veçantë për problemet e fshatit, ku me anë të politikave favorizuese, do shteti do të jetë krah fermerit.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE