Ankara, 27 maj, NOA - Shkrimtari turk Nedim Gursel po përballet me drejtësinë e vendit të tij, për shkak të akuzës së ngritur ndaj tij për ofendim të fesë islame.
Nëse gjykata do të vlerësojë se ai do të jetë fajtor për "rrezikim të vlerave fetare", atëherë shkrimtari turk do të dënohet me tre vite burgim.
Ai ka përdorur fraza ofenduese dhe nënçmuese në romanin e tij "E bija e Allahut". Por, paraprakisht prokuroria në seancën e fundit ka bërë të ditur se nuk ka dëshmi të forta që mund të çojnë në burg shkrimtarin Nedim Gursel, i cili jeton në Francë.
Autoritetet turke në vitin 2006 kishin ngritur padi penale kundër shkrimtarit nobelist Orhan Pamuk, i cili akuzohej për ofendim të Turqisë, por më vonë padi është shpallur e pavlefshme dhe ishte tërhequr.
NOA-INA
Â