English

Studentët e universitetit të Durrësit: Fusha e turizmit në Shqipëri jo e prekur nga kriza ekonomike

Durrës, 27 maj NOA - Studentët e degës Ekonomi e Menaxhim Turizëm në bashkëpunim me stafin pedagogjik të universitetin të Durrësit Aleksander Mosiu në bashkëpunim edhe me dekanin zhvilluan sot një konferencë me temë  "Turizmi shqiptar nën lupën e krizës ekonomike ndërkombëtare".

Në këtë konferencë diskutuan disa tema të kësaj fushe, e cila tashmë është vënë nën presionin e krizës ndërkombëtare.

Në bazë të një projekti të përbashkët, i cili zgjati 40 ditë studentët diskutuan mbi tema të ndryshme si, a ka mbërritur kriza ekonomike ndërkombëtare në Shqipëri, si paraqitet produkti turistik shqiptar përballë kësaj krize, cilat janë urat lidhëse të krizës ekonomike ndërkombëtare me turizmin shqiptar, etj.

Mësohet se rreth 100 operatorë turistik të cilët e zhvillojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Durrësit u përfshinë në këtë diskutim.

Pas anketimit të 100 operatorëve turistik në qytetin e Durrësit, studentët e Aleksandër Moisiut, arritën në konkluzion se kriza ekonomike ndërkombëtare nuk e ka prekur Shqipërinë, kryesisht fushën e turizmit.

k.k/NOA

KOMENTE