English

Topalli në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, bisedime mbi ecurinë e punimeve

Rrëshen, 27 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka parë sot nga afër punimet në aksin rrugor Rrëshen -Kalimash ku u takua edhe me drejtuesit e këtij projekti me të cilët bisedoi mbi ecurinë e punimeve të këtij projekti.

Rruga Durrës-Kukës, 170 kilometra autostradë, me 2 tunele me nga 5.5 kilometra secili, 27 ura, më e gjata 360 metra dhe më e larta 80 metra

"Ne kemi 3 800 njerëz, nga të cilët 60 për qind janë shqiptarë, që e bëri të mundur këtë. Ata punojnë 24 orë në ditë. 30 ditë në muaj" tha menaxheri i projektit Michael Suinford.

"Është një gjigant që bashkon kombin tonë. Është një gjigant me një perspektivë zhvillimi ekonomik të Shqipërisë, i porteve të rajonit, për të cilin nuk gjej dot fjalë për ta përcaktuar realisht. Drejtori thotë se është projekti më i madh që kam pasur në 30 vjet të eksperiencës sime. Thotë se për atë ka qenë sfidë profesionale, kurse për ne shqiptarët ishte një objekt që mund të mendohej se mund të bëhej pas 20 viteve. Ndërkohë që është bërë në një periudhë kaq të shkurtër dhe me një intensitet kaq të lartë për t'u të bërë e mundur që të mbyllet në qershor" u shpreh Topalli.

"Në gjithë këtë bukuri, gjithë këtë koloz, ajo që të bën përshtypje është se, pavarësisht nga përpjekjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me helmin që hedh, me llumin që përpiqet të lëshojë, me duart që i ka bërë gjithë baltë, sepse hedh vetëm baltë, çdo ditë, mbi këtë rrugë, mbi rrugën e bregut, mbi rrugët e tjera, më vjen në mend fjala se "Balta në shkëmb nuk nxë". Ky është një shkëmb në kuptimin e veprës, zhvillimit ekonomik. Është rasti unik ku punohet me këto ritme 24 orë në 24" shtoi më tej kryetarja e kuvendit.

k.k/NOA

KOMENTE