English

Topalli parashtron kërkesën, NATO pro dërgimit të vëzhguesve për zgjedhjet

Oslo, 27 maj, NOA - Asambleja Parlamentare e NATO-s, e cila po zhvillon punimet në Oslo të Norvegjisë, ka vendosur të sjellë vëzhguesit e saj në Tiranë për zgjedhjet e 28 qershorit, pas një kërkese të drejtuar nga vetë kryeparlamentarja Topalli që ky proces të ketë një monitorim sa më të gjerë nga ndërkombëtarët.

Po e shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju informuar ju zonja kryetare dhe Asamblenë se Komiteti i Përhershëm i kësaj asambleje ka vendosur të pranojë ftesën e qeverisë shqiptare për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm", ka deklaruar Johner Tanner, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga ana e saj, në fjalimin që mbajti në këtë asamble, kryeparlamentarja vuri në dukje ndryshimet që janë bërë në Shqipëri 4 vitet e fundit nën qeverisjen e djathtë, duke falënderuar ndërkaq, vendet anëtare të NATO-s edhe për favorin që i bënë Shqipërisë duke e pranuar si anëtare me të drejta të plota në aleancën e tyre të përbashkët.

n.e/NOA

KOMENTE