English

Vonesat në publikimin e listave, kritikat dhe apeli i ish-Presidentit

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 27 maj/NOA - Ish-Presidenti i Republikës Alfred Mosiu kritikoi sot forcat politike lidhur me vonesat në publikimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Ai e ka cilësuar si një pabesi, që partitë i kanë bërë elektoratit të tyre, pasi koha për të njohur, se çfarë përfaqësojnë këta individë është e shkurtër.

Në një dalje për shtyp z. Mosiu u shpreh se "këtë vonesë unë do ta quaja pabesi e partive që i kanë bërë elektoratit, pasi njerëzit duan të njohin jo vetëm partitë por edhe kandidatët".Â

Në të njëjtën kohë, ish kryetari i shtetit u ka bërë apel partive, që të rishikojnë pastërtinë e figurave të kandidatëve.

Z.Mosiu edhe pse nuk dha emra dhe shifra pohoi se partitë duhet të pastrojnë listat nga individë që kanë probleme me drejtësinë, korrupsionin apo moralin.

Sipas tij, rishikimi i listave që bë ditë më parë solli një përmirësim prej 25 emrash, që sipas tij nuk përmbushnin kriteret për të qenë në Parlament.

Ai u bëri thirrje partive që të përmbushin standarde sa më të larta në përfaqësimin e kuvendit, në të kundër partitë do të paguajnë kostot, - u shpreh Moisiu.

r.l/NOA

KOMENTE