English

Vrasja e Servete Kullës, gjykata shpjegon pse po i jep pafajësi të shoqit

Tiranë, 27 maj/ NOA - Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm Genci Hysën, të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Servete Kullës.

Kolegji i bashkuar ka vendosur pasditen e djeshme lirimin e Hysës duke arsyetuar se për këtë vepër është dënuar një tjetër person në Itali.

Ndërkohë që për shokun e tij Kujtim Dani gjykata ka dhënë dënimin me 15 vjet burg vetëm për veprën "shfrytëzim prostitucioni".

Ngjarja për të cilën akuzohet Hysa ka ndodhur më 2 prill të vitit 2000, kur Servete Kulla u gjet e masakruar në një kazan plehrash. Ajo ishte therur me thikë.

Për këtë ngjarje Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Hysën me burgim përjetë, Danin me 25 vjet burg.

Apeli për Krime të Rënda e dënoi Hysën me 23 vjet, kurse Danin me 20 vjet burg. Gjatë gjithë seancave Hysa nuk e ka pranuar që ka vrarë bashkëshorten e tij, por vetëm që e ka shfrytëzuar si prostitutë. Â

e.l/NOA

KOMENTE