English

Aksion te Posta Qendrore, kapen 10 persona, tregtonin celularë në mënyrë të paligjshme

Tiranë, 28 maj, NOA - Në kuadër të planit të bashkëveprimit mes policisë Tatimore të Â dhe seksionit kundër pastrimit të parave, është zhvilluar një aksion policor në mjediset pranë Postës Qendrore në kryeqytet, i cili është pasuar me shoqërimin e 10 personave, të cilët po tregtonin aparate celularë dhe aseksorë të ndryshëm për ta në mënyrë të kundraligjshme.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, këta persona nuk ishin të pajisur me ndonjë liçencë për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Atyre iu janë sekuestruar 80 aparate celularë, 200 karikues telefoni celularë, 40 kasa telefoni celularë, 185 palë kufje telefoni celularë, 100 bateri telefoni celularë, 120 kllëfë telefoni celularë,10 paketa me numra celularë, AMC dhe Vodafon, 20 disqe me program celularësh të markave të ndryshme si edhe 2 aparate fotografikë dixhitalë. Nga ana e seksionit të krimit ekonomik, këta persona u morën në pyetje, dhe më pas u lanë të lirë, ndërsa sendet e sekuestruara i kaluan për kompetencë të mëtejshme degës së Tatim-Taksave, Tiranë. n.e/NOA

KOMENTE