Romë, 28 maj, NOA - Barcelona është kampioni i ri i Evropës, pasi mundi me rezultatin 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ekipin ish-kampion të Manchester United.
Katalanasit kanë arritur të triumfojnë ndaj anglezëve me një lojë të pastër, e cila ka dhuruar shumë emocione në stadiumin italian, të mbushur me tifozë të ardhur nga të dyja vendet.
Për ekipin e Barcelonës, ky është titulli i tretë në garën e madhe të futbollit evropian dhe i dyti që kur kjo garë mban emrin "Liga e Kampionëve".
Sipas të dhënave, hera e fundit kur Barcelona fitoi garën evropiane ishte viti 2006, kur nën drejtimin e Frank Rijkaard, në finale mposhti Arsenalin. Nga ana e tij, Manchester United ndërkohë humbi rasti për të hyrë në histori, duke fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, duke vazhduar që të ketë tre tituj të kampionit të Evropës.
n.e/NOA