English

Berisha akuzon PS se po përgatit skenarë kundër zgjedhjeve të 28 qershorit

Pohimi në Shijak: I faktojmë botës se realizojmÑ‘ projektet më të kushtueshme për interesin kombÑ‘tar

Shijak, 27 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje pasdite një takim me qytetarë të Shijakut, ku u ndal gjatë në projektin e rrugës Durrës-Kukës, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Shefi i qeverisë dhe Partisë Demokratike, nisi kështu turin elektoral zyrtarisht, duke pasuar fushatën parazgjedhore ku dominonin përurimet e veprave të ndryshme.

Në Shijak, që njihet si bastion i fuqishëm i të djathës, Berisha akuzoi socialistët se "po bëjnë çmos për skenarët e tyre".

Këtu ai bëri thirrje që "secili të marrë letërnjoftimin", duke shtuar: "Ju bëj thirrje që çdonjëri prej jush, në familjet tuaja, në krushqinë tuaj, në rrethin tuaj shoqëror të bëni çdo gjë, në mënyrë që të gjithë të shkoni e të pajiseni me letërnjoftimet e reja ose pasaportat".

Më tej, iu drejtua Edi Ramës: "Zotëri, qëkur ti nuk pranon t'i prish listës së partisë tënde, por ngulesh në karrigen e kryetarit të bashkisë, t'i u fakton shqiptarëve se nuk do zgjedhjet, ti do çdo gjë tjetër, por vetëm zgjedhje jo".

Kryeministri vlerësoi se një gjë e tillë, është një gjë e pashembullt në Europën demokratike.

"Nuk ka ndodhur kurrë që të hapen fushata asimetrike, ku Kryeministri vihet në ballë të fushatës dhe kundërshtari i tij futet nën karrige. Por kjo është zgjedhja e tij. Ajo që na përket neve është që t'i japim Shqipërisë zgjedhjet më të mira që ka pasur në historinë e saj. Jemi vend anëtar i NATO-s, ndërkohë do të marrim statusin e kandidatit në BE, do të lëvizim të lirë në Europë", - tha Berisha.

Më tej Berisha foli për katër vjet më parë, kur tha se "kemi premtuar rrugën Durrës-KukÑ‘s, projektin e shekullit për vendin tonë".

Ai e cilësoi atë si një rrugë po aq e rëndësishme sa për Vlorën edhe për Mitrovicën, sa për Shijakun edhe për Prizrenin, sa për Shkodrën edhe për Pejën, sa për Tiranën edhe për Prishtinën, sa për Myzeqenë aq edhe për Fushë Kosovën.

"Ne nuk kishim projektin e rrugës, ne nuk kishim paratë, sepse taksat që ju paguat për 8 vite avulluan dhe askush nuk e di ku shkuan. Por ne rrugën e nisëm dhe në datën 31, inaugurojmë tunelin më të madh në Ballkan dhe në datën 25 qershor, ne inaugurojmë rrugën", - tha kryeministri.

Në këtë pikë, ai theksoi se "ne i faktojmë Europës dhe botës se edhe ne, shqiptarët mund të realizojmë projektet më të mëdha, më të kushtueshme për interesin tonë kombëtar".

Këtu Berisha shtroi pyetjen "pÑ‘rse e kundÑ‘rshtonte opozita rrugÑ‘n DurrÑ‘s-KukÑ‘s, cila ishte armiqÑ‘sia dhe vreri i tyre pÑ‘r rrugÑ‘n?".

Për kryeministrin, "ishte njÑ‘ dhe vetÑ‘m njÑ‘, sepse kjo rrugÑ‘ i bÑ‘n portet e VlorÑ‘s dhe tÑ‘ DurrÑ‘sit, portet mÑ‘ tÑ‘ fuqishme tÑ‘ tÑ‘ gjithÑ‘ rajonit".

v.m/k.k/NOA

KOMENTE