Tiranë, 28 maj NOA - Masa të tjera janë marrë sot nga qeveria për procesin e pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit.
Ditën e sotme kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e firmës përgjegjëse për zbatimin e projektit të kartave.
Në takim u vendos që pas datës 30 maj, aplikimet për karta të kryem vetëm për personat që nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit.
Gjatë muajit qershor deri në ditën e zgjedhjeve firma përgjegjëse për zbatimin projektit të kartave nuk do të lejojë kryerjen e procedurave të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve për shtetasit që posedojnë pasaportë. Gjatë takimit kryeministri tha se gjithë ky aktivitet do të monitorohet me seriozitet maksimal.
Madje kryeministri Berisha tha se do të ketë penalizime për nënpunësit që nuk i zbatojnë masat e reja. Veç masave të reja, në këtë takim u vendos orari ditor i punës së qendrave të aplikimit të ndahet në dy periudha, në ndryshim nga orari unik i zbatuar gjer më tani.
k.k/NOA