English

Bie zjarri në fabrikën e mishit, pronarët: Na u dogjën 3 milionë euro

Shkodër, 28 maj, NOA - Flakët e një zjarri të madh kanë përfshirë në orët e mesnatës së sotme një fabrikë të prodhimit të mishit në qytetin e Shkodrës.

Bëhet fjalë për fabrikën "Meat Master", e cila ndodhet në lagjen "Skënderbeg" të këtij qyteti, godina e së cilës është shkrumbuar e gjitha nga zjarri i furishëm, por për fat, nga kjo ngjarje nuk pati asnjë të lënduar. Â

Sipas të dhënave nga vendngjarja, flakët kanë arritur të shuhen vetëm në orët e para të mëngjesit dhe kur kanë parë gjithë katastrofën, pronarët janë paraqitur të dëshpëruar. Vëllezërit Kimça kanë deklaruar se dëmi që u është shkaktuar nga ky zjarr, është plot 3 milionë euro.

Forcat zjarrfikëse kanë deklaruar se shkak i shpërthimit të flakëve mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa ende po hetohet për atë që mund të ketë ndodhur vërtet.

n.e/NOA

KOMENTE