Trieste, 28 maj, NOA - Eshtë martuar dhe më pas ia ka mbathur me shoferin e makinës që e shoqëronte, duke e lënë bashkëshortin dhe të ftuarit e dasmës në pritje për të festuar.
Ngjarja ka ndodhur në Trieste dhe protagoniste e saj ka qenë Sara, një grua pak më shumë se 30-vjeçe, e cila punon në një firmë private, ndërsa Andrea, 34 vjeç, bashkëshorti i saj që punon në një bankë, kërkon t'i drejtohet avokatit për të riparuar
dëmet financiare dhe morale, të cilat pretendon se ia ka shkaktuar veprimi i papritur i shoqes së saj.
E gjendur mes mjaft të ftuarve, pasi ka vënë kurorën në kishë dhe ka kryer të gjitha fotot rituale, nusja ka kërkuar që të shkojë të ndërrojë fustanin e bardhë për banketin e shtruar, por nuk është kthyer më.
Për ta shoqëruar atë ka shkuar, një mik i çiftit, i cili luante gjithmonë futboll me Andrean dhe ndonjëherë dilnin edhe të tre bashkë.
Ndërsa të ftuarit dhe dhëndrri shkuan në restorant e po prisnin nusen e cila po vonohej, e kërkuan me celular, por morën prej saj një mesazh vetëm pasi kaloi plot një orë e gjysmë. Në të shkruhej "E kuptova vetëm tani se bëra një gabim të madh. Më vjen keq, por zemra më çon diku tjetër".
Ndërkaq, çifti i ri mësohet se u nis direkt për një muaj mjalti në Greqi.
n.e/NOA
Â
Â
Â