English

Fushata elektorale, dy partitë hapin sot siparin me mitingje në Durrës e Tiranë

Tiranë, 28 maj, NOA - Fushata elektorale nis sot në mënyrë zyrtare për të gjitha partitë politike. Nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, ajo parashikohet të hapet me mitingje dhe festime të mëdha, të cilat do të organizohen konkretisht në Tiranë dhe Durrës.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin "Demokracia" në qytetin Studenti, prej nga ku nisën edhe lëvizjet që sollën demokracinë në vend.

Selia rozë ka paralajmëruar që në orën 19:00, ajo me aleatët do të mblidhen në "Qytetin Studenti" për të hapur zyrtarisht fushatën elektorale.

Mësohet se në këtë miting do të bëhet publike edhe kënga e fushatës që është bashkëpunimi i dytë mes liderit socialist, Edi Rama dhe grupit të njohur Ëest Side Family.

Nga ana tjetër kryeministri, Sali Berisha përgatitur një sërë aktivitetesh deri në datën 1 qershor, ku në orën 19.30 ka vendosur të mbushë sheshin "Skënderbej" për të filluar zyrtarisht fushatën elektorale.

Bëhet e ditur se në 31maj kryeministri Berisha do të përurojë përfundimin e tunelit në

segmentin "Rrëshen - Kalimash", ndërsa sot do të gjendet në qytetin e Durrësit ku do të mbajë edhe një fjalim me rastin e hapjes së fushatës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE