Pogradec, 28 maj, NOA - Forcat e policisë kanë vendosur të nisin një procedim penal në 26-vjeçarit Aurel Xaka, banues në qytetin e Pogradecit, pasi është kapur në flagrancë duke bërë këmbim valutor pa licencë në vendin e quajtur "tregu i  valutës" në këtë qytet.
Kjo konsiderohet si një vepër penale e parashikuar nga ligji "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë".
Sipas të dhënave, autori i kësaj ngjarje do të ndiqet në gjendje të lirë, ndërsa materialet përkatëse rreth tij do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.