English

LSI hap fushatën nga Durrësi, Meta: Do ta mundim berishizmin në 28 Qershor

Durrës, 28 maj/NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ka hapur fushatën në Pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit ku dhe u lajmërua se kryetarja e Bashkisë së Shijakut, Afërdita Alite, përfaqësuese e PS, bashkohet me LSI.

Kandidatët e LSI në Durrës, Lefter Koka dhe Artur Zheji shprehën besimin dhe sigurinë e tyre në fitoren e LSI në Durrës, ashtu si në të gjithë Shqipërinë.

Kryetari i LSI Meta ka hedhur një "dush" kritikash ndaj Berishës dhe qeverisjes së tij: "Unë jam sot këtu jo vetëm se Shqipëria po shkon ne zgjedhje, por edhe sepse sot vendi është në krizë që ka mbërthyer ekonominë tonë dhe të ardhurat tona".

Meta tha se kjo krize mishërohet ne humbjen e vendeve te punës, në rritjen e çmimeve, ne pamundësinë e qytetarit konsumator për te përballuar jetesën e përditshme, në tkurrjen e tregut dhe reduktimin e iniciativës së lirë.

Kurse shtroi pyetjen se "cili është shkaku që gjeneron këtë krizë dhe a mund të ndalohet ajo e vendi të rihyjë në rrugën e duhur".

Për Metën, shkaku është i qartë sepse shqiptarët sipas tij, përballen sot me një krizë të theksuar lidershipi politik dhe qeverisës.

Ai vlerësoi se Kryeministri mjek e ka kthyer shëndetësinë në të sëmurën e madhe, duke bërë thirrje më tej se "është koha të veprojmë".

Këtu Meta premtoi se do të ulen taksat dhe tatimet për produktet bazike dhe më të nevojshme për të cilat qytetarët shqiptarë u duhet të paguajnë për të jetuar.

"Ne do të përgjysmojmë TVSH-ne nga 20% ne 10% për produktet ushqimore baze qe do te reflektohet ne uljen e çmimeve te tyre", - tha kryeministri i dorëhequr i viteve 1999-2001, duke renditur më tej dhe një sërë premtimesh të tjera.

v.m/k.k/NOA

Â

KOMENTE