Tiranë, 28 maj, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 32-vjeçaren, Zamira Mehaj, lindur në Fushë Arrëz dhe banuese në Tiranë, si shkaktare të një aksidenti rrugor, në të cilin mbetën të plagosur dy persona.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i saj u krye sepse duke qarkulluar me automjetin tip "Volsvagen Polo", me targa TR 4092 S, në rrugën 5 Maji, është përplasur me motorin tip "Burgman", me targa AF 73561, drejtuar nga Roland Xhovalin Arapi, 25 vjeç. Si pasojë të kësaj përplasje, është aksidentuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri Elidon Abdi Sula, 30 vjeç, banues në Allias, të cilët janë dërguar menjëherë në Spiatlin Ushtarak Tiranë në gjëndje të rënduar shëndetësore. U kryen veprimet proçeduriale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA