English

Morfina, liberalizohet blerja e saj në farmaci, tani merret pa dokumenta të veçanta

Romë, 28 maj, NOA - Mjafton vetëm një recetë e thjeshtë me rekomandim për qetësim dhimbjesh, ashtu siç paraqitet për një pomadë apo ilaç dosido, e ti mund të blesh lehtësisht morfinë në farmaci.

Për këtë gjë, nuk të duhet më një dokument i veçantë shoqërues nga mjeku, siç ka ekzistuar deri tani, por vetëm një recetë e thjeshtë, si ato që lëshohen edhe për një rast gripi apo dhimbje koke.

Ky akt liberalizimi në blerjen e lëndës së morfinës pritet të bëhet realitet së shpejti në Itali, pas propozimit të një dekreti të posaçëm nga zv/ministri Velfare Ferruccio Fazio, për liberalizimin e shitjes së ilaçeve, të cilat largojnë dhimbjet e të sëmurëve.

Sipas specialistëve shëndetësorë në Itali, kjo rrëzon barrierën burokratike, e cila ka ekzistuar deri më sot, shoqëruar me pengesa të mëdha për marrjen e ilaçeve anti-dhimbje, gjë që e rendiste shtetin fqinj ndër të fundit në klasifikimet evropiane.

"Liberalizimi i morfinës, përbën një zhvillim epokal, një akt që kërkon guxim të madh", pohon Guido Fanelli, ekspert i kurave, përfaqësues i këshillir të lartë të Shëndetësisë, i cili ka dalë pro idesë së moskufizimit të shitjes së morfinës.

Sipas tij, me anë të këtij sistemi të ri, nuk do të ketë më abuzime. Duke mos harruar se të sëmurët me tumor, kanë nevojë absolute për një element të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE