English

PS, Baraj: Festa e Ndryshimit fillon sot në orën 19.00 në "Qytetit Studenti"

Tiranë, 28 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Baraj me anë të një deklarate për shtyp bëri të ditur se sot në orën 19:00 organizohet festa e ndryshimit, dhe do të zhvillohet në fushën e sportit të "Qytet Studentit".

"Më 28 qershor Shqipëria dhe shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin.

Edi Rama dhe Partia Socialiste ofron për secilin prej nesh një vizion të ri, ide dhe zgjidhje të reja, një Politikë të Re për Ndryshim" tha Baraj.

"Festa e Ndryshimit fillon sot pasdite në orën 19:00 në fushën e sportit të qytetit Studenti, aty ku 18 vjet më parë nisi ëndrra e çdo shqiptari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. PS fton të gjithë qytetarët e Tiranës ashtu si 18 vite më parë të jenë bashkë në qytetin studenti, aty ku mori jetë vullneti ynë për të pasur një vend ndryshe, të ngjashëm me vendet e tjera të BE, që sot pas 18 vitesh ende nuk e kemi" shtoi më tej në deklaratën e tij Baraj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të jenë sot pasdite në orën 19.00 në "Qytetin Studenti" për ti dhënë shpresë të gjithë Shqipërisë se ndryshimi që presin prej 18 vjetësh e nuk e shohim të realizuar, do të nisë së shpejti, vetëm 32 ditë i ndajnë nga ky ndryshimi i madh, ejani të jeni dëshmitarë të tij".

k.k/NOA

KOMENTE