English

PS, Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta

Tiranë, 28 maj NOA - Partia Socialiste hapi sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale me një festë të organizuar në "Qytet Studenti", ku ishin të pranishëm të gjithë kandidatët për deputet të kësaj partie.

Kryetari i Partisë Socialiste mori fjalën e tij gjatë mitingut duke shprehur se "sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë".

"Sali Berisha i ka drejtuar të gjitha topat e baltës te bashkia e Tiranës dhe Partisë Socialiste, në një fushatë të dëshpëruar për t'i shpëtuar humbjes së pashmangshme më 28 qershor.

I gjori kryeplak i politikës së vjetër më detyron mua të iki nga kryetari i bashkisë pa i pyetur ata që dy vjet më parë më zgjodhën mua për të tretën herë radhazi. Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta, gjithçka unë kam arritur e kam arritur bashkë me kryeqytetasit" u shpreh Rama.

Unë nuk do jem kryeministri i një oborri familja siç është Berisha por i të gjithë shqiptarëve" u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë që më parë morën fjalën disa nga kandidatët për deputet të Partisë Socialiste.

"Sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën luftuam , për të cilën kemi punuar dhe ëndërruar. Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka braktisur si fëmijë, na ka harruar si të moshuar, na ka izoluar si shqiptarë, na ka turpëruar si evropian. Shqiptarët nëse kanë një armik, ajo është varfëria e tyre, nëse kanë kundërshtar ajo është qeveria e tyre, nëse kanë një problem kjo është varfëria, e cila ushqehet përditë nga paaftësia e qeverisë shqiptare" deklaroi Blushi. "Shqipërinë, shqiptarët do ta bëjnë si Evropa, por përpara duhet ta bëjmë si Tirana, ky është vizioni i ri që përfaqëson Edi Rama dhe Shqipëria meriton. Kjo është arsyeja pse jam krenare që bëj pjesë në listën e Partisë Socialiste" deklaroi Luzia Xhuvani kandidate për deputete e kësaj partie. "Berisha premtoi shërbim shëndetësor por dështoi, premtoi se do reduktojë papunësinë, por dështoi, sa herë që pati mundësinë të na ndihmonte ktheu shpinën dhe dështoi. Skandali me i madh i qeverisë së tij ndodhi në Gërdec, humbja e shumë njerëzve shkaterrimi shumë familje, do të mbetet në zemrat e mijwra të dëmtuarve. Shqiptarët do ta kujtojnë Gërdecin dhe do të votojnë kundër qeverisë së Gërdecit" u shpreh Gramoz Ruçi i cili ka mbajtur i pari fjalwn nw kwtw fushatw.

k.k/NOA

KOMENTE