English

PSV91, Koçi në Athinë: Emigrantët duhet të kenë të drejtën e votës

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë

Athinë, 28 maj/ NOA - Kryetari i PSV 91 (Partia Socialiste e Vërtetë '91), Petro Koçi pati një takim në Athinë me emigrantët shqiptarë me banim në Greqi.

Takimi, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi konstruktiv, ku Kryetari i PSV 91 shpalosi platformën e partisë për emigrantët.

Koçi theksoi se për sa kohë emigrantët nuk kanë të drejtën e votës, nuk do të kenë dhe vëmendjen e qeverisë, e kujtdo qoftë kjo qeveri.

Ai vlerësoi se ndryshimet kushtetuese dhe në sistemin politik janë të domosdoshme për të integruar votën e emigrantëve me atë të qytetarëve me banim në atdhe.

Kryetari i PSV 91 paraqiti gjithashtu një ekspoze të plotë të platformës së partisë që drejton, si dhe detaje për secilën nga pikat e kësaj platforme.

Pjesëmarrësit shprehën me pasion shqetësimet e tyre për integrimin e emigrantëve në vendet ku banojnë dhe nevojat e shumta për përkrahje, mbrojtje dhe arsimim.

Pyetjet ishin të shumta dhe u duk qartë një interesim i veçantë i emigrantëve për atë që ndodh në Shqipëri.

n.s/k.k/NOA

KOMENTE