Shkodër, 28 maj NOA - Arrestohet roja, qëlloi me armë në ajër pas një sherri me një person.
Ngjarja ndodhi sot në mesditë në lagjen "Liria", të qytetit Shkodrës, tek një pikë ku shitej gaz, kur Edmond Qeta, 33-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K.D, ka qëlluar një herë në ajër me një armë zjarri çifte, të cilën e mbante me leje, në pikën e gazit, ku punonte si roje.
Burime nga policia thanë se gjatë kontrollit të bërë nga shërbimet policore në ambientet e kësaj pike, të arrestuarit ju gjet dhe një armë zjarri pistolete, pa leje.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, çifte, me të cilën është gjuajtur në ajër si dhe armën e zjarrit, pistoletë, e cila mbahej pa leje.
"U kryen veprimet e duhura proçeduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 33-vjeçarit Edmond Qeta, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprat penale të "Kanosje serioze"dhe "Armbajtëse pa leje" bëri të ditur policia.
k.k/NOA