Tiranw, 28 maj NOA - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua fondi i nevojshëm për përballimin e shpenzimeve për shpërblimin prej 5 mijë lekë për lindjen e fëmijëve.
Ky fond i shkon si shtesë buxhetit të vitit 2009 për ministrinë e Brendshme.
"Domosdoshmëria e paraqitjes dhe e miratimit të këtij vendimi rrjedh nga detyrimi i zbatimit të dispozitave të ndryshuara ligjore, në bazë të të cilave parashikohet shpërblimi në masën 5 mijë lekë (pesë mijë), për lindjet brenda vendit, të deklaruara brenda 60 ditësh dhe për lindjet jashtë vendit, të deklaruara brenda 90 ditëve" thuhej nw deklaratën e kryeministrisë.
Ky vendim, eliminon edhe mundësinë abuzimit me marrjen më shumë se 1 herë të këtij shpërblimi. Â Â
k.k/NOA