English

Rrëfimi i studentes në gjykatë: "Kallashin në dhomë e mbaja për të dashurin"

Tiranë, 28 maj/ NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka liruar sot studenten e Infermierisë e kapur me një armë "kallashnikovi", në ambientet e konviktit në Qytetin Studenti.

Para gjykatës E.R, 20 vjeçe ka argumentuar se armën e kishte të të dashurit të saj, të cilën e kishte mbajtur për t'ia fshehur.

Pas dëgjimit të pretendimeve të vajzës, gjykatësi i gatshëm ka vendosur caktimin e masës së sigurisë "detyrim paraqitjeje".

Vajza u vu në pranga tre ditë më parë pas, informacioneve të mbërritura se në dhomën e saj fshihte një kallashnikov.

Vajza akuzohet për veprën penale të "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

e.l/NOA

KOMENTE