English

Thaçi pret Ismail Kadarenë, flasin perspektivën perëndimore të kombit shqiptar

Prishtinë, 28 maj NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, që shoqërohej nga bashkëshortja Elena Kadare.

Në takim u fol për arritjet e Kosovës dhe për perspektivën perëndimore të kombit shqiptar. Thaçi foli për rrjedhat politike të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, duke nënvizuar rezultatet e arritura në drejtim të njohjeve ndërkombëtare dhe të përgatitjeve për inkuadrim të Kosovës në institucionet e rëndësishme euroatlantike. Shkrimtari Ismail Kadare shprehu përgëzimet për përparimet e Kosovës në periudhën dhjetëvjeçare, dhe foli për perspektivën e përgjithshme të Kosovës dhe të Shqipërisë në integrimet euroatlantike.

Z. Kadare foli edhe për aspekte të tjera të përmirësimit të imazhit të të dy vendeve në botën perëndimore.Â

KOMENTE