English

Zgjatet mandati i trupave gjermane në Kosovë

Berlin, 28 maj NOA - Dhoma e ulët e parlamentit gjerman ka miratuar vazhdimin e pranisë së trupave gjermane në Kosovë për periudhën e ardhshme 12 mujore, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Deputetët, të cilët votuan për vazhdimin e mandatit, thanë se situata në Kosovë, ndonëse është stabilizuar, është ende shumë e brishtë për të tërhequr trupat. Gjermania ka 2300 trupa që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s dhe deri më sot ka pasur kontigjentin më të madh prej 38 vendeve që përfaqësohen në misionin 16000-anëtaresh të KFOR-it.

a.b/NOA

KOMENTE