Tiranë, 29 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Fehmi Mujota, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të homologut shqiptar Gazmend Oketa.
Ministri kosovar Mujota nevojën e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vuri në dukje progresin e madh që ka bërë Kosova, që nga shpallja e pavarësisë dhe theksoi se ndryshe nga skeptikët, Kosova ka provuar se është në gjendje të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj.
Kryeministri Berisha, ndër të tjera shprehu besimin se do të intensifikohej edhe më tej, procesi i njohjes së pavarësisë.
Duke vlerësuar arritjet në zhvillimin e disa prej sektorëve të rëndësishëm për vendin,  Berisha theksoi se mbetet ende pune për të bërë, në drejtim të zhvillimit të ekonomisë dhe rritjes së punësimit.
k.k/NOA