English

Falsifikoi kombësinë nga shqiptare në bullgare për të përfituar dokumenta

Gjirokastër, 29 maj, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar 39-vjeçarin Anesti Kola, lindur dhe banues në Roskovec, pasi figuronte i shpallur në kërkim sepse ndaj tij rëndonte dënimi i gjykatës me 4 muaj burg dhe 400.000 lekë të reja gjobë , për veprën penale të "Fallsifikim të letërnjoftimeve pasaportave e vizave parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Kola në vitin 2006, është kapur në pikën e kalimit të kontrollit kufitar të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar bullgare, ku kishte falsifikuar kombësinë nga shqiptare në bullgare me qëllim përfitimin e dokumentave të këtij shteti.

Kapja e personi shtetasi u bë në banesën e tij në Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e specialistëve të policisë së Gjirokastrës.

n.e/NOA

KOMENTE