English

G99, Veliaj: Shqiptarët që nuk mendonin njësoj si qeveria torturoheshin e zhdukeshin

Lezhë, 29 maj NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj ka reaguar sot për raportin e Amnesty International nga baza e Vainit në Lezhë.

Një ditë pas publikimit të raportit të fundit të Amnesty International që shpreh shqetësimin për situatën e respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe për çështje të mbetura pezull si ajo e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës, ka reaguar lideri i G99, Erion Veliaj.

Ai ndodhej në bazën e Vëzhgimit Ajror në Vainit, në ambientet e SHIK në ishullin e Lezhës, ku sipas dëshmive është torturuar Remzi Hoxha.Â

Veliaj u ndal në rastin e zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha.

"Jemi këtu për të kujtuar, për të mos harruar kurrë ato krime të rënda, autorët e të cilëve janë ende në pushtet.

Ky vend na kujton sesi qytetarët shqiptarë që nuk mendonin njësoj si qeveria silleshin këtu me një thes në kokë dhe torturoheshin e zhdukeshin. Shqiperia jone, s'mund të jetë si Kili i Pinochet apo Argjentina e Peronit. Kjo Shqipëri e vjetër me politikanë të vjetër e kriminele duhet të ndryshojë jo sepse na e kërkon Amnesty International apo dhe organizata të tjera ndërkombëtare por sepse duhet rimëkëmbur dinjiteti i shqiptarëve dhe duhet sjellë drejtësi për të gjithë ata familjarë që ende sot nuk e kanë të vërtetën mbi fatin e të dashurve të tyre" u shpreh Veliaj.

"Kjo qeveri duhet të kërkojë ndjesë për Gerdecin ashtu siç duhet të kërkojë ndjesë dhe për rastin e Remzi Hoxhës. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë këto ngjarje përkundrazi t'i kujtojmë gjithmonë ato dhe të ndryshojmë këtë realitet kaq të hidhur dhe kaq të turpshëm," tha më tej Veliaj.

k.k/NOAÂ

KOMENTE