English

Greqi, shkon në katër numri i të prekurve nga gripi i derrave

Greqi, 29 maj NOA - Autoritetet shëndetësore greke regjistruan rastin e katërt në vend me gripin e derrave.

E konfirmuara e fundit me gripin e derrave është një 23-vjeçare shtetase greke, e cila ishte kthyer dje nga Nju Jorku. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila deklaroi se sapo 23-vjeçarja ka mbërritur në aeroportin e Athinës është çuar për kryerjen e një sërë analizash ndërsa u këshillua të qëndrojë e izoluar në shtëpi, deri sa të dalin analizat e testit të dytë. Ndërkohë që për qetësuar qytetarët ministri grek i Shëndetësisë Dimitris Avramopulos ka bërë thirrje për gjakftohtësi.

Sipas tij nuk ka asnjë arsye shqetësimi apo frike pasi rastet e gripit priteshin dhe kenë intensitet dhe kujdes nga mjekët. k.k/NOA

KOMENTE