English

Nisja zyrtare e fushatës, Ristani: Uroj që zgjedhjet t'i japin fund tranzicionit

Tiranë, 29 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tij të sotme ka deklaruar zyrtarisht fillimin e fushatës elektorale duke e përshëndetur atë.

Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani, ka pohuar se KQZ paraqitet në këtë fillim fushate zgjedhore, tërësisht i angazhuar për mbajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor në vend.

"Jemi totalisht të angazhuar për rritjen e standardeve, në mënyrë që më pas të mos na thonë se zgjedhjet ishin shans i humbur", tha Ristani.

"Uroj që zgjedhjet t'i japin fund tranzicionit dhe që procesi të jetë i pakontestueshëm", ka deklaruar më pas ai.

Sipas të dhënave, fushata zgjedhore nis sot, në përputhje me afatet e përcaktuara në kodin zgjedhor dhe çdo ditë që kalon, deri në 28 qershor, përbën një count-doën për procesin, duke iu afruar ditës finale, kur parashikohet të tregohet një kujdes i madh mbi përmbushjen e standardeve, për të qenë në rregull me këshillat e ndërkombëtarëve.

n.e/NOA

KOMENTE