English

Prej 1 qershorit në qendrat komunale të Regjistrimit Civil do të punohet të shtunave e me orar të zgjatur

Nga Hajdin Islami

Prishtinë, 29maj NOA - Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të 66-të me radhë.

Në këtë mbledhje të cilën e drejtonte kryeministri Hashim Thaçi është miratuar iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zgjatjen e orarit të punës duke filluar nga 1 qershori nga 8 në 11 orë dhe 8 orë pune të shtunave si dhe të shtimit të kapaciteteve në qendrat komunale të Regjistrimit Civil dhe në Departamentin e Prodhimit të Dokumenteve.

E gjithë kjo sipas ministrit Zenun Pajaziti do të bëhet veçmas për të lehtësuar nxjerrjen e dokumenteve për njerëzit tanë nga diaspora. h.i/NOA

KOMENTE