English

Topalli në Dibër: Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më dinjitoze, dhe shqiptarët më të respektuar

Dibër, 29 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka qenë sot në tri komuna të Dibrës, në Maqellarë, Kastriot dhe Fushë Aliaj.

Në këto takime Kryetarja e Kuvendit, prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut Dibër, Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Selami Xhepa, Marjana Bulku dhe Dhurata Cupi.

"Në këto 4 vite, çdo ditë, çdo muaj kemi menduar si të kapërcejmë veten, si të kapërcejmë përtej atyre premtimeve që kemi realizuar. E kemi bërë me rrugët nacionale, me energjinë elektrike, me laboratorë kompjuterike. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më dinjitoze, kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të respektuar" u shpreh Topalli. Në komunat Kastriot dhe Fushë-Aliaj Kryetarja e Kuvendit theksoi se "në mandatin e parë ne kemi bërë atë që ishte gati e paimagjinueshme. Katër vite përpara gjetëm një Shqipëri, të radhitur si e para ne vendet më të korruptuara, si vendi me monopolet më të mëdha me kriminalitetin më të madh". "Sot kemi një Shqipëri që është shpallur me qeverinë e saj si kampione në luftën kundër korrupsionit. Sot kemi një Shqipëri që ka një imazh tjetër, sot jemi në NATO. Sot jemi shumë afër BE-së' shtoi më tej kryeparlamentarja. k.k/NOA Â

Â

KOMENTE