English

Trafikojnë çdo javë në Greqi, 250 mijë euro heroinë nga Shqipëria

Athinë, 29 maj/NOA - Një punishte e përpunimit dhe shitjes së heroinës është zbuluar paraditen e së Premtes nga policia në Holargo të Atikës në Greqi dhe xhiroja javore ishte jo më pak se pesë kilogramë të drogës së fortë ose afro 250 mijë euro.

Hetimi nxori se trafikantët, dy 26-vjeçarë shqiptarë me qëndrim të ligjshëm në Greqi, e fusnin drogën e fortë nga Shqipëria dhe më tej e përpunonin dhe e bënin gati në doza për shitje klientëve grekë, por edhe trafikantëve të tjerë vendas.

Dy 26-vjeçarët shqiptarë pranuan se shisnin çdo javë të paktën pesë kilogramë heroinë dhe vlera mesatare e shitjes në tregun e zi, ishte 250 mijë euro.

Në banesën me qera, dy të dyshuarve iu gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë e 50 gramë heroinë e pastër, 27 kilogramë përzierës droge.

Dy të dyshuarit janë dërguar pasdite në gjykatën e Atikës ku ndaj tyre u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.

n.s/NOA

KOMENTE