English

Vlorë, konsumon detergjent pllakash, vdes në klasë 14-vjeçarja

Vlorë, 29 maj NOA - Një 14-vjecare nga fshati Babicë i rrethit të Vlorës i ka dhënë fund jetës së saj në klasë.

Klodiana Kapaj, nxënëse e shkollës 9-vjecare, të Babicës ndodhej në orën e mësimit kur ka nisur të shkumëzojë nga goja.

Të tmerruar shokët e klasës kanë dhënë alarmin duke lajmëruar mësuesen dhe më pas kjo e fundit prindërit e vajzës.

Brenda pak minutash në shkollë kanë mbërritur prindërit e të miturës, të cilët transportuan në spital, vajzën.

Mësohet se ka qenë ë kotë ndërhyrja e mjekëve pasi 14-vjeçarja ndërroi jetë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore shkak i vdekjes së të miturës ishte konsumimi nga ana e saj e një sasia të konsiderueshme detergjenti, e konkretisht klor pllakash.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e vajzës, të cilët nuk kanë ditur të japin ndonjë motiv që do të justifikonte sado pak veprimin fatal të 14-vjeçares.

Por familjarët kanë deklaruar se vajza e tyre ditët e fundit kishte qenë ë stresuar për shkak të ngarkesës mësimore të fund-vitit për të cilën ajo nuk ka mundur ta përballojë.

Gjithsesi policia bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi motivin që detyroi të miturën të vethelmohet në klasë.

 k.k/NOA

KOMENTE