Prishtinë, 29 maj/ NOA - I pandehuri Fahri Ibrahimi në fjalën tij të fundit para trupit gjykues, ka shprehur keqardhje që gati në vit më parë e ka vrarë kushëririn e tij, Agim Kurtin.Â
Ibrahimi në këtë rast akuzohet për vrasje të rëndë, derisa dy të afërm të tij për dhënie të ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale.
Fahriu para kolegjit të Gjykatës së Qarkut të udhëhequr nga Marije Ademi, ka thënë se vrasja ka ndodhur rastësisht, ndërsa ka shprehur keqardhje, pasi që ka thënë se me të ndjerin Agim Kurti dhe me familjen e tij nuk ka pasur kurrë asgjë të keqe.Â
Të akuzuarit Fahri e Hyzdri Ibrahimi kanë dhënë versionet e tyre se si ka ardhur deri te vrasja, ndërsa ka mbetur vetëm edhe mbrojtja e të akuzuarit Nazmi Mustafa për të mbaruar procedimi i tërësishëm i provave.Â
Më 27 shkurt të vitit të kaluar, i akuzuari Fahri Ibrahimi ka thënë se ka shkuar te ara që në dy vitet e fundit kishte mbjellë grunë. Ara nuk kishte qenë e tij, ndërsa ka thënë se vetëm e ka shfrytëzuar. Ara në fjalë gjendet në vendlindjen e të akuzuarit, në fshatin Barilevë.Â
Sikurse herëve të tjera të gjashtë viteve të fundit, edhe atë ditë, Fahriu kishte shkuar me revole. "Revolen e kam mbajtur për t'u mbrojtur se aty ka pasur ujq e qe", tha ai.
Duke shkuar rrugës për tek ara, ai ka thënë se e ka takuar tashmë të ndjerin Agim dhe vëllanë e tij, Ragip Kurtin.
Si çdoherë tjetër, edhe atë ditë tha se i ka përshëndetur. "Shkova tek ara e Ragipi erdh me Agimin me traktor. Nuk i ranë rrugës, po hynin nëpër arë timen për me dalë tek ara e tyre", tha ai.Â
I akuzuari kishte reaguar me këtë rast, ndërsa, sipas tij, Ragipi ia kishte sharë të ëmën. Aty, sipas tij, kishte nisur fjalosja më e madhe.Â
I akuzuari ka thënë që Ragipi ka gjuajtur katër herë në drejtim të tij me revole. "Agimin e pashë tu ardhë me sakicë në dorë, e kam gjuajtë edhe unë dy herë me revolen time", tha më tej ai.
Pas atij veprimi, i akuzuari kishte shkuar te shtëpia. "Deshta me ba vetëvrasje", pohoi ai. Pishman për gjuajtjet, i akuzuari ishte nisur dhe pas katër orësh rrugë në këmbë, kishte arritur në fshatin Koliq. Atje kishte shkuar tek i akuzuari Nazmi Mustafa, që e kishte dajë të babës.Â
Kur kishin rënë për të fjetur, i kishte treguar në tërësi për atë çka ka bërë. Me rekomandim të të akuzuarit Mustafa, Fahriu kishte ardhur në Prishtinë dhe ishte lajmëruar te policia. Nga ajo ditë, Fahriu gjendet prapa grilave në pritje të vendimit.
Më 1 korrik është caktuar seanca e radhës, ku mikpritjen që ia ka bërë të akuzuarit Fahri Ibrahimi, do ta tregojë i akuzuari tjetër, Nazmi Mustafa. Pas tij ka mbetur vetëm edhe fjala përfundimtare, në mënyrë që të shpallen fajtorët e vrasjes së Agim Kurtit.Â
a.b/NOA/Express