English

Antigone, zhvillohet takimi i tretë i Riteve Pagane e Lojërave Popullore

Gjirokastër, 30 maj, NOA - Në mjediset e hapura të Parkut Arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër rreth 15 grupe përfaqësuese nga të gjitha rrethet e rajonit jugor të vendit morën pjesë në veprimtarinë kulturore "Takimi i Tretë i Riteve Pagane dhe Lojnave Popullore - Antigone 2009".

Veprimtaria u shoqërua me vizita të organizuara në monumentet e Parkut Arkeologjik të antigonesë dhe në monumentet e kulturës dhe natyrës të zonës të zonës përreth si: Kisha e Shën Kollit në Saraqinishtë, Manastiri i Spilesë, Porta e Netajve në Saraqinishtë, Rrapi i Tranoshishtës, Krojet e Saraqinishtës, etj.

Kjo është një nga veprimtaritë më masive të fokusuara në fushën e ruatjes së trashëgimisë shpirtërore e cila ka nisur të organizohet përvit nga Zyra për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë.

Ai synon të zgjerohet nga viti në vit dhe mbulon fushën e evidentimit të vlerave të trashëgimisë se lashtë shpirtërore kombëtare e ndërkombëtare, duke patur si qëllim të tij nxitjen e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm kulturor në këtë park, si edhe në komunitetin e fshatrave përreth.

Ndërkaq, organizatorët dhe komuniteti i banorëve të zonës e shfrytëzojnë veprimtarinë jo vetëm për zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zone, por edhe për të ruajtur rite dhe tradita të lashta që janë duke u zhdukur duke nxitur dëshirën e moshave të reja për të interpretuar ritet dhe lojnat e lashta pagane.

Si fillim, në vitin 2007 aktivitetika pasur karakter lokal që përfshiu dy bashki dhe disa komuna të rrethit të Gjirokastrës, në vitin 2008 u zgjerua duke përfshirë pjesmarrjen e grupeve nga rrethet e rajonit jugor si, Gjirokastra, Tepelena, Saranda, Përmeti dhe Delvina, ndërkohë që për vitin 2009 nga organizatorët synohet për ta kthyer një aktivitet me shtrirje rajonale me pjesmarrje të grupeve përfaqësuese edhe të minoritetit etnik grek Në takimin e lojnave dhe riteve pagane këtë vit janë thirrur grupe te te gjitha moshave dhe nga grupe te ndryshme etnike të cilat shfaqën mes rrënojave antike te Antigonese rite te ndryshme pagane dhe lojna popullore qe ruhen ende ne keto komunitete.

U pëlqyen veçanërisht grupi i Mrezhanit me ritin e Llazorëve, grupi Kalivaçi me Ritin e largimit të frikës, grupi i Asim Zenelit me ritin e shtegëtimit të bagëtive, Grupi i Ansamblit të Dropullit me vallen e lashtë të piperit, grupi i Nepravishtës, Libohovës, Sarandës me rite dhe vallë që ekspozohen për herë të parë përpara publikut.

Gjatë veprimtarisë së "Takimit te Trete te Riteve Pagane dhe Lojnave Popullore - Antigone 2009", u organizua edhe ceremonia e dhënies së disa titujve të nderit të akorduara nga Këshilli i qarkut të Gjirokastrës për disa personalitete të arkeologjisë si profesor Neritan Ceka, Kostandinos Zahos, Engjëll Serjani etk.

n.e/NOA

KOMENTE