English

Çelet sezoni turistik në Orikum, pritet mbipopullimi i bregdetit

Nga Gëzim Llojdia

Orikum, 30 maj/ NOA - Në qytetin e Orikumit, në një ndër zonat me turistike të tij në Radhim në ambientet e kompleksit Freskia u celebrua hapja e sezonit turistik të Bashkisë Orikum.

Bashkia e Orikumit është një ndër bashkitë që ka një numër të madh frekuentuesish veror dhe turistë në sezonin e verës.

Bashkia Orikum me qendër administrative Qytetin e Orikumit dhe në përbërje të saj fshatrat, Dukat Fshat, Dukat i Ri, Tragjas dhe Radhim, shtrihet ne jug te Gjirit të Vlorës përgjatë brigjeve te detit Adriatik dhe Jon.

Vendosur mes dy deteve, përfshin disa nga vendbanimet me te reja dhe njëkohësisht me te vjetra ne Shqipëri.

Në territorin e saj ndodhet Gadishulli i Karaburunit dhe Parku Kombëtar i Llogorasë me peizazhe dhe ekosisteme te larmishme dhe bukuri natyrore te pazbuluara ende.

Pranë rrënojave te qytetit antik ngrihet qyteti i ri i Orikumit, simbol i vazhdimësisë mijëravjeçare të jetës në këtë vend.

Kryetari i Bashkisë Orikum Kanan Braho tha se Orikumi po bëhet gradualisht një ndër qytetet perlë të bregdetit jugor, duke kujtuar faktin se në dy vjet në Orikum janë investuar miliona euro.

Kostoja totale e projektit për furnizimin me ujë të Orikumit është 16.467 milionë USD që do të bashkëfinancohet në vlerë 13.3 milionë dollarë nga Banka Islamike dhe 3.1 milionë dollarë nga Qeveria shqiptare.

Projekti është parashikuar të realizohet brenda 4 vjetësh dhe synon te zgjidhë sipas normave kombëtare furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe të përmirësoje kushtet e mjedisit nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti furnizimi me ujë dhe shërbimesh sanitare në zonën e projektit.

Deputeti i zonës, aktualisht kandidat i PD Ardian Kollozi përmendi se kjo qeveri dhe mazhorancë bëri realitet 24 orë energji elektrike në vend si dhe investimet e tjera në arsim dhe infrastrukturë.

Patozi e cilësoi të rëndësishëm projektin për ujësjellësin e Orikumit, që ka p një investim 16 milion USD.

Çelja e sezonit turistik në këtë zonë ishte një përgatitje për festën e detit. U organizua një panair, u dhanë shfaqje nga grupi i Dukatit, këngëtar popullor, pati panair me prodhime bujqësore etj

g.ll/NOA

KOMENTE