Tennessee, 30 maj, NOA - E pabesueshme, por e vërtetë. Desmond Hatchett është vetëm 29 vjeç, por rezulton të ketë plot 21 fëmijë me 11 gra të ndryshme.
Sipas medieve britanike, të cilat kanë përcjellë lajmin e çuditshëm, fëmija më i vogël i tij sapo i ka lindur, ndërsa më i madhi prej tyre është 11 vjeç.
Është interesant fakti që gjatë një viti atij i kanë lindur katër fëmijë.
"Thjesht ka ndodhur", ka thënë babai krenar nga Tennessee i cili ka përfunduar në gjyq, sepse nuk kishte paguar detyrimet për fëmijët e tij.
Ai pohon se nuk mund të përkujdeset për fëmijët sepse fiton pak, dhe vlerëson se shteti duhet t'i ndihmojë. "Desmondi nuk mund të përkujdeset për të gjithë fëmijët, prandaj shteti Tennessee duhet të angazhohet", ka thënë Kieth Pope, avokati i Desmondit.
n.e/NOA