Durrës, 30 maj, NOA - Falsifikonin numrin e shasisë së automjetit duke bërë targimin me dokumenta të falsifikuar, por kanë rënë në gjurmët e policisë, e cila ka nisur një procedim penal për secilin prej tyre.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, janë 4 persona të cilët gjenden aktualisht nën akuzën e "Falsifikimit të vulave dhe stampave apo formularëve, kontrabandë me mallra të tjerë", parashikuar nga nenet 190/1 dhe 174 të Kodit Penal.
I pari është 46-vjeçari Alfred Myzeqari, lindur dhe banues në Durrës, i cili ka falsifikuar numrin e shasisë së automjetit të tij Benz veturë me targë DR 43 13 B duke bërë targimin me dokumenta të falsifikuar.
E njëjta akuzë rëndon edhe mbi 37-vjeçarin Flamur Greca, banues në fshatin Hardhishtë të Shijakut, i cili sipas policisë, ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar mjetin tij tip Benz veture me targë DR 12 20 B me dokumenta të falsifikuar..
I treti në listën e policisë për një akt të tillë rezulton të jetë 38-vjeçari Erzen Dedej, banues në Durres, i cili ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar automjetin tip Benz veture me targë DR 14 21 B me dokumenta të falsifikuar.
I fundit është 58-vjeçari Ylli Hodo, lindur në Përmet dhe banues në Durrës, i cili ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar automjetin tip Benz veture DR 97 50 B me dokumenta të falsifikuar.
n.e/NOA
Â