English

Grabitin dyqanin e floririt, autorët plagosin në aksion e sipër rojen

Fushë-Krujë, 30 maj, NOA - Kërkonin të grabisnin një dyqan argjendarie dhe në aksion e sipër, kanë lënë të plagosur rojen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës dhe sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, personat që kanë goditur rojen e dyqanit në fjalë, nuk janë identifikuar nga forcat e policisë.

Burimet tregojnë se dyqani me "Bizhuteri", figuron si pronë e Ferdinant Musteqjas, banues në Fushë-Krujë dhe persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin atë.

Por mësohet se ata kanë ndeshur gjatë aksionit të tyre rezistencën e rojes, 49-vjeçarit, Gëzim Koçiu, edhe ky banues në Fushë-Krujë, të cilin e kanë goditur me mjete të forta në kokë.

Sipas të dhënave paraprake të forcave të policisë së këtij qyteti, aktualisht 49-vjeçari

ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE