English

Kryeministri akuzon kreun e PS se ka një plan për të prishur zgjedhjet

Nga Alba Filipi

Korçë, 30 maj/ NOA - Kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e Partisë Sociaoiste se ka një plan për të prishur procesin zgjedhor që pritet të mbahet më 28 qershor.

Akuzat, Berisha i bëri pasditen e djeshme në një takim që zhvilloi me qytetarë të Korçës, në çeljen zyrtare të fushatës në këtë qytet.

Kryeministri i tha qytetarëve të mbledhur në miting se publikisht, dëshironte t'i bënte "një apel Edvin Ramës":

"Zoti Edvin, ti po tregon se je një shpirtzi i pashembullt në historinë e këtij vendi. Je një shpirtzi që nuk ke shok askund. Ti nuk kandidove, sepse do t'ia prishësh shqiptarëve dasmën e demokracisë, por unë të jap fjalën ty se do të përfundosh në arkivat e turpit të historisë dhe ne do ta ndërtojmë Korçën evropiane dhe Shqipërinë evropiane", - theksoi Berisha.

Më tej, kryeministri shtoi: "Zoti Edvin, në rast se të ka mbetur dhe qoftë edhe një miligram i përgjegjësisë qytetarë, ndaj të gjithë qytetarëve, ndaj shqiptarëve, shko dhe regjistro veten në krye të listës. Shko regjistrohu dhe unë jam gati që nesër që të mbledh Parlamentin dhe të ndryshoj ligjin, por mos mendo se do t'ua kthesh këtyre fëmijëve dhe këtyre qytetarëve të Korçës të shkuarën si të ardhme".

Berisha paralajmëroi kreun e PS se "asgjë nuk e ndal shikimin e tyre drejt së ardhmes", duke premtuar në fund, se "ne do t'i japim vendit, zgjedhjet më të bukura dhe më dinjitoze në historinë e tij".

a.f/NOA

KOMENTE