English

Ndjekje si në filma policorë, 23-vjeçari rrethohet nga policia

Shkodër, 30 maj/ NOA - Një djalë 23-vjeçar në Shkodër i ka befasuar banorët kur në rrethana ende të paqarta ja rrëmbyer një automatik tip "Kallashnikov" dhe me të ka hapur zjarr duke shkaktuar panik.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës duke hyrë dita e Shtunë, në lokalin e fshatit Omar, Komuna Gruemirë të rrethit Malësi i Madhe.

Romeo (Fatlum) Rumija, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, është personi i dyshuar për ngjarjen.

Ai u arrestua sot pak para mesdite, dhe tani është nën akuzë për prishje të rendit dhe të qetësisë publike dhe "Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

Policia konfirmoi se 23-vjeçari ishte i dënuar më parë për veprën penale të "Mbajtjes së lëndëve narkotike".

Ngjarja

Në orët e para të së shtunës, 23-vjeçari Romeo Rumija, i njohur dhe me emrin Fatlum, ka hyrë në lokalin e fshatit Omar dhe me një "Kallash" në dorë ka hapur zjarr duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te klientin dhe banorët përreth.

Pa vonesë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Malësisë së Madhe, të cilat pasi kanë bërë identifikimin e autorit, janë vënë në ndjekje të tij.

Vetëm pas disa orësh ndjekje policore si në filamt hollivudianë, sot në 10.30, është bërë i mundur rrethimi dhe prangosja e Rumijës, në qendër të qytetit të Koplikut.

Në një lulishte të qytetit, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, e mbështjellë me një xhaketë të zezë, arma e zjarrit automatik, me të cilën Romeo Rumija, ka shtënë në ajër.

r.d/NOA

KOMENTE