English

"No face, no name, no number", G99 protestë para Ministrisë së Brendshme

Tiranë, 30 maj, NOA - Nën sloganin "No face, no name, no number", anëtarë dhe drejtues të G99-ës janë tubuar sot në një protestë para godinës së ministrisë së Brendshme, duke hedhur parrulla për zgjidhjen sa më parë të çështjes së pajisjes së të gjithë qytetarëve me karta identiteti.

Sipas drejtuesit të kësaj partie, Erjon Veliaj, procesi i pajisjes me karta të qytetarëve është një çështje, e cila duhet të zgjidhet sa më parë, pasi dita e zgjedhjeve nuk është larg.

"Ne mund ta zgjidhim ngërçin e kërkuar, pro Berisha të na japë listën e personave pa pasaportë", ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkaq, dje Partia Socialiste i dërgoi një letër të dytë ministrisë së Brendshme në të cilën i kërkonte një informacion të plotë mbi sasinë e personave që janë pa pasaportë.

n.e/NOA

KOMENTE