English

PS: Përfundimisht, Qeveria tërësisht përgjegjëse për dështimin e zgjedhjeve

Tiranë, 30 maj/ NOA - Situata e pajisjes së votuesve pa pasaportë me letërnjoftimi mbetet shqetësimi kryesor që rrezikon rëndë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pohimin e bëri sot në mesditë, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami.

Qeveria ka negociuar me koncesionarin që të mos lejohen të aplikojnë votuesit me pasaportë, duke nisur nga dita e sotme, 30 maj.

Këtë fakt Islami e vlerësoi si një veprim "të vonuar dhe pa vlerë, dhe për më tepër demagogjik për t'i hedhur hi syve ndërkombëtarëve".

Kjo sipas PS, është një nga arsyet përse ka dështuar procesi, duke kujtuar se ka kërkuar që kjo të ndodhë që në 12 janar 2009 kur filloi procesi i aplikimeve.

Islami tha se ministri me shkresën e tij deklaroi se vetëm pak ditë para përfundimit të procesit të aplikimeve për votuesit pa pasaportë është bërë shtrirja e rrjetit të stacioneve të aplikimit.

Edhe ky për Islamin, është një deklarim i vonuar dhe pavlerë dhe bëhet po ashtu për t'i hedhur sy ndërkombëtarëve ndaj ai vëren se kjo është një arsye tjetër thelbësore përse procesi ka dështuar.

Islami paralajmëroi se PS po ndjek me shumë vëmendje e shqetësim procesin dhe do të artikulojë vlerësimin e qëndrimin përfundimtar pasi të ketë analizuar të dhënat që i kërkohen Qeverisë.

Kurse risolli në vëmendje të publikut vendas dhe ndërkombëtar, se data 31 maj është afati i fundit kur pritet një përgjigje nga Ministri i Brendshëm për kërkesat e PS.

Islami tha se mungesa e një përgjigje deri në 31 maj 2009 do të konsiderohet një tregues shtesë negativ i mungesës së transparencës dhe rritur kështu mundësitë për ta konsideruar procesin jo vetëm të dështuar, por edhe qëllimisht të programuar për manipulim.

Në këtë rast PS deklaron se "nuk pranon të shndërrohet në bashkëfajtore në administrimin e një procesi të dështuar e që për më tepër synon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve".

Islami theksoi se në këtë rast "përgjegjësia dhe fajësia do të jenë tërësisht të Qeverisë dhe të Kryeministrit Berisha dhe e gjithë ecuria e mëtejshme e administrimit të procesit zgjedhor dhe pasojat përkatëse do të mbeten dhe do të rëndojnë vetëm mbi qeverinë dhe kryeministrin Berisha".

e.l/NOA

Çfarë kërkon PS:

· Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të votuesve me pasaportë, kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar me të dhënat deri në datën 28 maj 2009; nuk kërkojmë që në këtë listë votuesish të jepni asnjë të dhënë konfidenciale që mund të binte ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale;

· Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të 1 013 359 aplikantëve për letërnjoftimi, pikërisht atë shifër që deklaroi Ministri në konferencën për shtyp të datës 29 maj 2009.

· Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të të gjithë aplikantëve që kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhënat e datës 28 maj 2009

PSSH ripërsërit qëndrimin e saj se

· Mbetet e angazhuar për të zhvilluar të lira e të ndershme që mundësojnë çdo zgjedhës prezent në listën e votuesve të realizojë të drejtën e tij kushtetues të votës.

· Mbetet e vendosur të mos lejojë dhe pranojë ndryshimin apo transformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes lojës me letërnjoftimet.

· Mbetet e angazhuar të respektojë zhvillimin e zgjedhjeve në 28 qershor 2009.

KOMENTE