English

Tre djem shkatërrojnë makinën e një 23-vjeçari në Shkodër, zhduken

Shkodër, 30 maj/ NOA - Makina e një 23-vjeçari u shkatërrua përmes dhunës në qytetin e Shkodrës dhe policia ka identifikuar si autorë tre djem të cilët u zhdukën nga vendngjarja dhe tani janë persona në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16.10Â në lagjen "Bahçallëk" të qytetit Shkodër, kur është dëmtuar me mjete të forta, duke iu thyer xhamat, fenerët dhe shpuar gomat, automjeti tip Opel Vectra me targa BZ 492143.

Makina, ishte në pronësi të 23-vjeçarit E. D, lindur dhe banues ne fshatin Bushat të komunës me të njëjtin emër në rrethin Shkodër.

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur shërbimet policore. Pasi u kryen veprimet procedurale dhe nga grumbullimi i informacioneve, rezultoi se autore të dëmtimit të këtij mjeti janë tre djem.

Policia konfirmoi emrat e të dyshuarve: Fred Shkembi, 19 vjeç, lindur në fshatin Shllak, komuna Dukagjin dhe banues në qytetin e Shkodrës; Zef Shllaku, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Trush, Komuna Bërdicë e rrethit Shkodër dhe Drilon Hila, 20 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bushat, rrethi Shkodër.

"Nga ana jonë u bë shpallja në kërkim e këtyre të rinjve dhe po punohet për kapjen e tyre", - tha policia e cila shtoi se dosja penale për tre të dyshuarit po i dërgohet prokurorisë për hetim të mëtejshëm të veprës penale te "Shkatërrimit të pronës në bashkëpunim".

r.d/NOA

KOMENTE