English

Vlerësimi i ngjarjeve dhe arritja në një cak..!

Nga Gafurr Adili

Sa ngjarje të bujshme, sa mund, sa përpjekje, sa gjak, sa lot, sa lëvizje çlirimtare, sa data të rëndësishme dhe ende nuk po mundemi të arrijmë në cakun e dëshiruar.

Pse nuk mund të arrijmë?

Nuk arritëm në të kaluarën, se nuk ishim të përgatitur për betimin e dhënë.

Ngjarjet e ndryshme që i kemi përjetuar duhet vlerësuar.

Kur themi vlerësim, mendojmë në atë të drejtë reale dhe jo të jemi të njëanshëm.

Vlerësimin nuk e kemi bërë për vitet 1878, 1912, 1945, 1968, 1981 dhe të fundit më 1989-2001.

Deri sa datat e lartpërmendura i takojnë të kaluarës dhe vlerësimi i tyre mund t'i mbetet historisë, le të mbetemi te një datë më e re ajo e 1999-2001.

Në këto vite u bënë tri luftëra.

Lufta e parë u nisë me UÇK-Kosovës, tha se qëllim kishte ribashkimin kombëtar.

Të njëjtën gjë na e thanë edhe të luftës dytë (UÇPMB) dhe luftës së tretë (UÇK Kombëtare).

A u arrit qëllimi për të cilën flisnin, për të cilin kërkonin përkrahje si morale ashtu edhe materiale?

Pajtoheni që jo.

Dikush duhet të na sqaroj se përse nuk arritëm aty për ku ishim nisur.

Tri ushtritë kishin krahun e tyre politik, Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK).

Asnjëra nga to nuk doli me ndonjë analizë serioze se deri ku u arritën objektivat e tyre.

Kur ka paqartësi në objektiva, del brezi tjerë që vazhdon rrugën e nisur.

Sikur të bënin ndonjë analizë do të dihej më mirë nga brezat e  ardhshëm se cilat janë pengesat dhe rrugët e mundshme për t'i tejkaluar ato në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët.

Në mungesë të një vlerësimi të tillë neve vetëm se na përsëritet historia.

Por, atë që nuk e bënte paria e të gjithë lëvizjeve çlirimtare e bënte faktori kohë.

Dhe, deri sa koha bënte vlerësimin  e saj shqiptarët vetëm humbnin vitet apo hapin me kohën dhe me popujt e zhvilluar.

Ne, në vend se të konsolidoheshim si komb, vazhdonim të dobësoheshim me luftëra keq të organizuara.

Vlerësimi i një ngjarje, pune, veprimtarie nuk kërkon askënd që ta hedh në gjyq,

por kërkon ndërgjegjësim dhe mundësi për gjetjen e rrugëve të reja në realizimin e një qëllimi.

Sot jemi në këtë gjendje, sepse nuk kemi bërë një vlerësim të tillë.

Aty ku mungojnë vlerësimet për punën e bërë ekziston mundësia për mashtrim të masave si dhe  thashethemet.Â

Kujt i shkon për shtati mashtrimi?

Atyre që kanë pasur bajrakun në dorë e që i janë shmangë rrugës së duhur.

Janë politikanët shqiptarë të 20 viteve me parinë udhëheqëse  të tri luftërave?

Po thashethemet?

Ato godasin veprimtarët dhe luftëtarët e vërtet e të sinqertë se u ka rënë në hise të kenë ''shokë e miq'' të pasinqertë e hileqarë.

Të bësh vlerësim për një ngjarje historike është shprehi pozitive e popujve dhe shteteve të përparuara.

Popujt e prapambetur janë të tillë sepse iu mungon vlerësimi i ngjarjeve.

Vlerësimi duhet të jetë i drejtë, përndryshe krijohet  përshtypje e gabuar për realitetin.

Shqiptarët pas tri luftërave nuk bënë një vlerësim serioz të tyre dhe është krijuar përshtypja se kemi arritur në një cak, të përmbylljes së cështjes kombëtare shqiptare, aspiratës shekullore të shqiptarëve dhe të amanetit të dëshmorëve të kombit, ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një shtet kombëtar, me emrin Shqipëri.

Në anën tjetër realiteti e dëshmon të kundërtën.

Nga ky realitet u lindë FBKSH-ja dhe strukturat e saj tashmë publike.

Pas një pune të gjatë dhe tejet të mundimshme rreth FBKSH-ës është tubuar një numër i madh i atdhetarëve shqiptar, që duan t'iu japin një shtytje pozitive proceseve politike ku gjallërojnë dhe frymojnë shqiptarët.

Në këto kontakte FBKSH-ja, ka përshëndetur edhe punën e atdhetarit të madh tiranas Koço Danaj.

Duke dashur që t'i shoh shqiptarët në një Front rreth një qëllimi, FBKSH-ja, e shpalli detantën (pushim i përkohshëm).

Në fillim kishte disa keqkuptime rreth detantës, por më vonë i dëshmuam të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, por edhe atyre që nuk ja duan të mirën shqiptarëve e në mesin e tyre edhe disa shqipfolësve se, FBKSH-ja është gjallë dhe për dy strukturat e saj SKSH-ja dhe AKSH-ja, detanta nuk vlen.

Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-ës, në çastin që vëren se individë apo organizata partnere, që thirren në çështjen e Ribashkimit Kombëtar, nuk përmbushin objektivat e planit taktik-strategjik të FBKSH-ës, menjëherë do ta shfuqizojë detantën.

Gjithashtu, e njoftojmë publikun shqiptar se, FBKSH-ja është organizatë legale e jo ilegale, siç po gabohen shumë individ.

Ajo legalitetin e saj e ka fituar më 2003 pas fitimit të pafajësisë s'ime nga gjyqësia e shtetit shqiptar.

Sa iu përket dy strukturave të saj SKSH-ës dhe AKSH-ës, duhet ta kuptoni se edhe shtetet më të fuqishme të botës nuk e bëjnë publike punën e forcave të sigurisë.

Ne jemi të bindur që edhe historia edhe koha do të na vlerësoj pozitivisht.

Mjaftë më me llafe!

Kemi nevojë për vepra konkrete!

Të shpresojmë në FBKSH-ën, si organizmin e vërtetë dhe të fundit drejt cakut tonë që quhet, Ribashkim Kombëtar.Â

Tiranë, 30 Maj 2009

KOMENTE