Prishtinë, 31 maj/ NOA - Një vrasje e ndodhur 15 vjet më parë, derimë sot ka qenë e veshur me mister, por pas një hetimi të rihapur, është arrestuar një i dyshuar.
Policia e Kosovës bëri të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se bëhet fjalë për vdekjen më 10 shtator të vitit 1994, rreth orës 20:00, në fshatin Mjak -Viti, të një shtetasi kosovar, 56 vjeçar.
Denoncimi atëherë ishte bërë nga familjarët e të ndjerit. Fillimisht janë grumbulluar të gjitha provat materiale që ndërlidhen me këtë rast, të nxjerra nga arkiva e gjykatës në Gjilan.
Në bazë të dokumentacionit të marrë, është kuptuar se në lidhje me incidentin është hapur rast me protokollim KI. BR.40/94 dhe arma e përdorur e markës "CZ", model M-57, kalibër 7.62 mm, dhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër janë konfiskuar nga policia e atëhershme.
Mirëpo, hetimi është ndërprerë me arsyetimin se i dyshuari është i paarritshëm për organin policor.
Në kuadër të veprimeve të spektrit të procedurës paraprake, këto ditë njësiti i hetimeve ka intervistuar dëshmitarë të cilët kanë ofruar prova shtesë që rezultojnë me konkretizimin faktik mbi bazën e ngritjes së dyshimit.
Sot, policia komunikoi se është realizuar Urdhër-kontrolli me ç'rast është arrestuar i dyshuari 44-vjeçar A.M. dhe është bërë kontrolli i objekteve të të dyshuarit.
a.b/NOA