English

Balli Kombëtar Demokrat çel mes këngëtarësh, fushatën elektorale

Tiranë, 31 maj/ NOA - Partia e Balli Kombëtar Demokrat organizoi hapjen e fushatës elektorale dhe prezantimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në një takim festiv në Tetarin e Operës.

Në këtë festë zgjedhore ishin të ftuar një sërë artistësh të njohur si këngëtari Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Myfarete Laze, aktori Bruno Shllaku dhe valltari Rexhep Çeliku.

Kryetari Artur Roshi prezantoi kandidatët e Ballit Kombëtar Demokrat që do të konkurrojnë në të gjitha qarqet.

Ai tha se lista e kandidatëve të Partisë Balli Kombëtar Demokrat përfaqëson një ekip solid vlerash të fituara dhe të trashëguara për të cilat ne ndihemi krenarë t'ia propozojmë gjithë Shqipërisë t'i përqafojë.

"Çdo kandidat i Ballit Kombëtar Demokrat përfaqëson familjarin e përkushtuar, profesionistin e talentuar, specialistin e spikatur, aktivistin e pa lodhur, të motivuar për të kontribuar për gjithë kombin", - vlerësoi Roshi.

Në fjalën e tij Roshi shpalli programin elektoral i cili është i përqendruar te çështja kombëtare, ai që quhet si dekomunistizimi i shoqërisë, arsimi, etj.

"Në zgjedhjet e 28 qershorit ne ftojmë sa më shumë shqiptarë të votojnë më djathtas.

Të votojnë Ballin Kombëtar Demokrat", - ishte thirrja e Roshit.

e.l/NOA

KOMENTE