Maqedoni, 31 maj NOA - Dy operacione të organizuara nga policia maqedonase në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe Greqinë, janë finalizuar më ndalin e nëntë shtetasve shqiptarë dhe tre afgan.
Sipas ministrisë së Brendshme shtetasit afgan janë ndaluar në aksin rrugor Veles-Shkup. Gjashtë shtetasit shqiptarë janë ndaluar në afërsi të kufirit me Shqipërinë, gjegjësisht në fshatin Frangovë. Pasi janë marrë në pyetje nëntë personat janë depërtuar menjëherë në territorin shqiptar nëpërmjet vendkalimit kufitar Qafë-Thanë.
Ndërkohë që tre shtetas të tjerë shqiptarë janë ndaluar nga policia teksa po tentonin të hynin ilegalisht në territorin grek.
k.k/NOA